Published On: 28 October, 2016

“Dallaverët” e Pacollit me sigurime

Rrahim Pacolli, përveç që e përfaqëson kompaninë “Siguria” në Byron Kosovare të Sigurimeve, ai mban në këtë të fundit edhe postin e kryesuesit të Këshillit Administrativ.

Për postin e kryesuesit në Byro Pacolli merr edhe pagë.

Megjithëkëtë, kjo nuk ka qenë pengesë për Bordin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve që t’ia jap të drejtën e përfaqësimit në gjykatë kompanisë se avokatëve “Arbëreshet”, pronar i se cilës është Rrahim Pacolli.

Gazeta Fjala merr vesh se “Arbëreshët” e Pacollit po e përfaqësojnë Byron e Sigurimeve në rastin e Arben Mikelit, rreth një padie të këtij të fundit ndaj këtij institucioni pasi ishte shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Shoqatës se Sigurimeve.

“Kjo lëndë është në zhvillim e sipër me vite. Është e vertetë që Byron në gjykatë e përfaqësojnë Arbereshët, ku pronar është Rrahim Pacolli”, ka thënë për Gazetën Fjala një burim brenda Byrosë së Sigurimeve.

Ndërkohë Pacolli sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, figuron si njëri nga pronarët tek “Arbëreshët”. Përveç tij pronarë tek “Arbëreshet” figuron edhe Fatbardh Makolli, i cili punon avokat tek “Arbëreshet”, si dhe Afrim Krasniqi dhe Fatos Zajmi.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...