Published On: 1 Gusht, 2017

Daçiqi kërkon caktimin e ri të kufijve me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një shkrim autorial në gazetën “Blic”, ka paralajmëruar se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka hapur debatin e brendshëm serb rreth Kosovës, do të shikojë mundësinë për caktim të ri të kufijve në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve FoNet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Caktimi i kufijve, apo si do që ta quajmë. Çka është e serbëve e çka është e shqiptarëve. Një marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, kjo është e vetmja zgjidhje e përhershme e kompromisit, me një status të veçantë për kishat dhe manastiret tona dhe me Bashkësinë e komunave serbe në jug të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, nëse kjo gjë del të jetë e pamundshme apo e papranueshme, “nuk do të jem i palumtur, por do të përpiqem të jap kontributin në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe reale”, ka shtuar ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...