Published On: 18 Maj, 2017

Daci: Mustafa kurrë s’është munduar shumë për LDK-në, duhet të japë dorëheqje si kryetar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, që sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka sugjeruar Isa Mustafës ta lërë postin e kryetarit të partisë pas tërheqjes nga kandidatura për kryeministër.Daci ka thënë për “Epoka e re” se e ka përkrahur Mustafën në “luftë” me Fatmir Sejdiun, pasi ka menduar se është më i freskët për LDK’në.“Tash mendoj se është mençuri e madhe që ai të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, sepse për atë parti nuk ka bërë kurrë shumë mund”, ka thënë Daci.

Ai ka shtuar se rritja e LDK’së mund të ndodhë vetëm nëse kjo parti kthehet në shtratin e rugovizmit.Daci ka thënë se kryetar i ardhshëm i LDK’së duhet të vijë Lutfi Haziri.Ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e LDK’së.Daci ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit, vendin e presin shumë sfida dhe se duhet të vijë në krye të shtetit një udhëheqje politike që ka energji për punë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...