Bota Lajmi Levizes

Cunami godet ishullin Kos në Greqi, pas tërmetit (VIDEO)

Dy persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti 6.7 ballësh në Detin Mesdhe, mëngjesin e sotëm.

Tërmeti ra në afërsi të Turqisë dhe ishullit turistik grek, Kos, raporton “BBC”.

Autoritetet për monitorimin e tërmeteve kanë ngritur menjëherë një alarm për cunami ,duke paralajmëruar se do të përmbytën disa zona.

Shërbimi Gjerologjik i SHBA (USGS) që monitoron tërmetet tha se ishte një tërmet shumë i cekët, vetëm 10 km ose 6.2 milje nën shtratin e detit të qytetit jugperëndimor bregdetare Marmaris në provincën Mugla.

Ai u ndje jashtëzakonisht në turistik turk të Bodrumit, njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut.

Tërmeti u pasua gjithashtu nga disa tronditje më pak të fuqishme, shkruan “RT”

Dridhjet shkaktuan një valë cunami, me sa duket mjaftë e madhe për të arritur disa hotele të vendosura në vijën bregdetare greke, siç tregojne edhe pamjet në internet.

Studentja britanike, Naomi Ruddock, ka rrëfyer për “BBC” tmerrin e tërmetit në ishullin Kos, ku kishte shkuar me pushime me nënën e saj.

“Ne ishim në gjumë por filluam të ndjenim papritur se dhoma po lëkundej… gjithçka po lëvizte…na u duk sikur ishim në një varkë që po lëkundej shumë shpejt nga njëra anë në tjetrën.

Çatia e një prej lokaleve në ishull u shemb,dhe një traget nuk ishte në gjendje të dilte nga porti për shkak të dëmtimit, tha policia greke./SYRI.net/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *