Published On: 29 Tetor, 2016

Çudia çeçene: Krijohet polici speciale për dasma

Ministria e kulturës e rajonit rus të Çeçenisë, ka urdhëruar krijimin e njësisë speciale politike për tu siguruar se gjatë dasmave respektohen traditat përkatëse.

Agjencia TASS ka raportuar se një njësi speciale e moralit do të jetë e ngarkuar me monitorimin e manifestimeve dasmore.

“Nëse vërehet diçka që nuk është në harmoni me pikëpamjet ose veshjet tona, nëse atje ka vallëzim jopërkatës, atëherë dasma do të ndalet”, ka thënë ministria, raporton TASS.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, dhe zyrtarët e tjerë, shpeshherë kanë folur për traditat e jashtme, për të cilat ata thonë se i shkatërrojnë traditat në këtë rajon mysliman.

Në qytetin çeçen, Argun, zyrtarët kanë vendosur se konvoji i veturave të dasmës mund të jetë prej 3 e deri në 5 sosh.

Vitin e kaluar, kryetari i kryeqytetit Grozni në Çeçeni, kishte urdhëruar ndalimin e prerjes së tortës së dasmës dhe ishte ankuar për lëvizjet e “pahijshme” gjatë vallëzimeve në dasma.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...