Published On: 25 Prill, 2017

“Copa u bëfshi ti dhe Basha”, ja si ia kthen Rama komentuesit (Foto)

Postimi i kryeministrit në Facebook mbi protestën e djeshme të opozitës dhe historinë e gruas e cila tregonte se si priti 1 orë në autostradë të lirohej rruga, pasi i shoqi gjendej në gjëndje të rëndë shëndetësore, ka ngjallur reagime të forta tek komentuesit.

Ndjekësit e Ramës, jo vetëm që shprehen mosbesues ndaj zonjës, por edhe e akuzojnë Ramën se po bëhet më keq se ish-kryeministri Sali Berisha të cilin Rama e akuzonte se ishte gjatë gjithë kohës në televizor.

Komentuesi : Oo bo booo me keq se Saliu dhe ti ! Qe vizitoj ate Pashukun,, Gardistun qe shpetoj flamurin se e hodhen protestuset e 21 janarit ! Oooo shefi dakort rrugen skan pse ta zen keta se protest paqesore po bejn 3 muj qe kan blloku bulevardin e na kan carr drasat ! Po aman vetem si Saliu mos mu bej he te keqen se te kemi mir keshtu !!! Hajde

Rama: Besnik po zor nuk te vjen fare fare?! Ky krahasim qe ben eshte i turpshem dhe te mos e zgjasim fare kete bisede, sepse e kuptoj qe nuk e ke me te keq, po mund te ishte nena jote kjo grua dhe largqofte babai yt, i shoqi i saj

Komentuesi: Mendoni se keni ber mrekulli kur 90% e njerzeve duan te ikin nga ky vend?Shikoni realitetin mos ecni me imagjinata.

Rama: Une nuk mendoj qe kam bere mrekulli, asnje mrekulli, se nuk kam shkop magjik, po ti Genti Javori mundohu te arsyetosh mbi gjerat me logjike jo me sepaten e dardharit kur thote populli!

Komentuesi: Ajo rruge eshte cdo dite per ore te tera e bllokuar nga trafiku nga populli I thjesht (jo pjese e cadres)qe do te shkoj ne pune e halle nga me te ndryshmet,gje te cilen me siguri ti e di.Nese mundesh bej dicka lej kto vidjo.

Rama: Jo Le Lo, une di qe kjo qe thua ti s’ka lidhje ne kete rast, edhe pse se shpejti do nise projekti per nenkalimin tek Shqiponja!

Komentuesi: Ky vend ka nevoj per revolucion jo perralla sorosjanesh…jo bllokim rrugesh si me qen tu ba sfilat mode…po ashtu si benit ju kur kishit xhelozi per ilir meten…sepse ne 2008 deshet te varrosnit ate po varroset gjith popullin tani besoj se sshpetoni dot as vete

Rama: Ah Bert, i paske mesuar edhe ti sorosjanet eee?! Po a ke te pakten idene per cfare behet fjale kur e perdor kete fjale, apo thjesht flet Cadra dhe ti perserit ato qe degjon?!

Komentuesi: Gjdo gje qe te thoni tani si ti si Basha qoft per mir qoft per keq pranohet se jeni futur ne fushat kush esht me burr i mir, rendesi ka qe te beni noi gje te mir per popullin se sa per juve cop u bofshi bashk

Rama: Keto dhembet perjashta ne kete rast tregojne qe ti Arson, nuk e kupton as vete cfare flet!

Komentuesi: Do ishte me mir dhe me burrnore te mos beje kshu budalliqesh se te gjith e dim se Ministrja dhe Kryeminister nuk ja ndjen me u cu ne kemb per i njeri se ju blloku rruge se sjeni cu kur kann vdek, dhe ksaj Zonjes qe flet kaq shum i Them se ajo goja jote si Motorr i prish e ka be per urgjenc…

Rama: Alban Ma, une u ktheva nga Vlora drejt e ne spital per ate zonjen se me shkruajti djali i saj, po ty s’te ve faj qe as shqip nuk di te shkruash per shkak te shkollave te Saliut!

Komentuesi: Ti qe nuk do ishe si saliu qe dilte shpesh ne tv, mos e ke patur fjalen qe ai dilte shpesh dhe ti non stop? se na je bere si gogol po kemi frike te hapim tv

Rama: Anila, ky eshte tv im ketu per miqte e rrjetit dhe informon per detyren time ndaj tyre, po ti e ke shume kollaj, mos hyr ketu fare dhe je shume rehat! E sa per Saliun, ai bente mitingje ne mbledhje qeverie e ne grup parlamentar dhe mes njerezve ishte vetem kur inauguronte rruge pa leke ose kur bente fushata! Ka nje ndryshim te madh ketu, po s’je e detyruar ta kapesh, keshtu qe me kollaj them une eshte te mos hysh ketu fare!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...