Published On: 26 Prill, 2017

Conte nervozohet: Nuk bëjë kurrë krahasim për Juventusin

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka insistuar se ai kurrë nuk do të bënte asnjë krahasim me trofetë e fituar me Juventusin dhe kurë nuk do ta bëjë. 

Ish-trajneri i Italisë kishte folur për mundësinë e fitimit të titullit në Ligës Premier duke thënë se do të ishte arritja më e madhe.

Ai sot ka folur përsëri duke thënë se kurrë nuk do të bënte një gjë të tillë.

“Askush nuk më ka pyetur rreth krahasimit me trofetë që i kam fituar te Juve”.

“Prej se jam larguar, kam pasur tentime për të më përulur dhe për t’i kthyer tifozët kundër meje. Nuk kam bërë kurrë krahasime dhe nuk do të bëja kurrë”.

“Prej se kam ardhur te Chelsea, gjithmonë e kam tentuar të mos flasë për Juventusin, vetëm që të mos krijojë tema të paqena”

“Gjithmon njerëzit duan të vënë fjalë në gojën time që nuk i kam thënë kurrë. Jam shumë i nervozuar”, ka thënë Conte.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...