Published On: 26 Maj, 2017

Conte kërcënon Arsenalin, në anën tjetër e ngrit në qiell Wengerin

  • Antonio Conte ka thënë se do të luajnë vetëm për fitore ndaj Arsenalit, ndërsa në anën tjetër insiston se Arsene Wenger është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se skuadra e tij do të luaj për fitore ndaj Arsenalit, në ndeshjen e nesërme finale të FA Cup.

Ai tha se nuk duhet harruar se është një ndeshje finale dhe duhet hyrë në takim me dëshirën maksimale për ta fituar.

“Do të jetë ndeshje e vështirë për të dy skuadrat, por ne jemi gati për të luftuar, për të luajtur mirë dhe për ta fituar trofeun. Kjo është finale dhe duhet luajtur më dëshirën maksimale”, ta Conte gjatë konferencës për media.

Trajneri italian foli edhe për Arsene Wenger, për të cilin tha se është një nga trajnerët më të mirë në histori.

“Kur ju qëndroni kaq gjatë në një skuadër kaq të madhe, atëherë ne duhet konsideruar si një nga menaxherët më të mirë në histori të futbollit”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...