Published On: 1 Shtator, 2016

Çollaku kërkon nga BE vendim pozitiv për liberalizimin e vizave

Përkundër zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës për tërheqjen nga agjenda të çështjes për ratifikimin e marrëveshjës për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ministri për integrim evropian Bekim Çollaku kërkon nga BE-ja vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

I pyetur nga Gazeta Express se si e komenton vendimin e sotëm, ai përgjigjet si më poshtë: “Nuk dua fare të komentoj ose parashikoj komplikimet eventuale që mbart me vete vendimi i sotëm sa i përket vendimmarrjes në kuadër të Parlamentit dhe Keshillit të Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani i mbetet institucioneve të BE-së të vendosin lidhur më ketë çështje duke marrë parasyesh punën e madhe që kemi bërë për plotësimin e kritereve të shumta.

Por me duhet të ritheksoj se kosovarët e kanë merituar liberalizimin e vizave njësoj sikur popujt tjerë të Ballkanit vite më parë. Prandaj, dua të besoj dhe i bëj ftesë komisionit të parlamentit evropian për çështje civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE) që të hënen më 5 shtator të diskutojë dhe të votojë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. BE e di fare mirë, se asnjë shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor që ka përfituar nga proçesi i liberalizimit të vizave, nuk ka bërë më shumë reforma dhe përmbushur kritere më shumë se sa Kosova. Kjo nuk mund të mohohet nga askush.

Prandaj, përkundër zhvillimeve të sotme, unë pres dhe kërkoj vendime pozitive nga BE për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...