Published On: 23 October, 2016

Çmimet e larta lënë njerëzit pa turshi

As përgatitja e turshive për dimër nuk e ka rritur kërkesën për produkte bujqësore në tregjet e Shkupit. Qytetarët thonë se tregjet janë të përplot me pemë dhe perime shumë të mira dhe cilësore, porse kuletat i kanë të zbrazëta dhe blejnë sa për të ngrënë, por jo edhe për të bërë përgatitjet për dimër.

Një pjesë e qytetarëve shprehen se kërkojnë prodhime më të lira për t’i mbushur kavanozat me turshi, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të mospasjes së parave nuk përgatisin fare. Disa nga qytetarët të revoltuar thonë se varfëria i ka ndarë nga fëmijët e tyre që kanë ikur jashtë vendit, dhe tani nuk kanë për kë të përgatisin turshi, ajvar, pinxhur ose salcë.

“Paguhet si jo, tek tani do bëjmë salcë djegëse, ajvar, pinxhur”. Shitësit në tregun më të madh në Shkup, Bit Pazar, thonë se nga muaji në muaj sasi shumë të mëdha të perimeve, në vend se në qeset e blerësve përfundojnë në mbeturina, pasi sipas tyre qytetarët blejnë gjithnjë e më pak, dhe se ata punojnë me humbje.

Për qytetarët që duan të hanë turshi, por nuk kanë kohë ta përgatisin, atë mund ta blejnë të gatshme në shitore. Një kavanoz ajvar shitet për 150 deri 200 denarë (2,50 deri 3,30 euro), varësisht nga sasia dhe cilësia. Një kavanoz kornishona kushton nga 30 deri 60 denarë (0,50 deri 1 euro). Turshi shtëpie me pesë kilogramë zarzavate mund të blihet me çmim prej 400 deri më 700 denarë. Për të përgatitur dhjetëra kavanozë ajvar ju nevojiten 40 kg speca të cilat do t’i paguani rreth 1 mijë denarë dhe dy litra vaj që kushton 120 denarë. Gjithsej do të harxhoni 1200 denarë (20 euro). Drutë dhe mundi në përgatitjen e tyre nuk janë futur në këtë hesap. Kjo do të thotë se një kavanoz ajvar i përgatitur në shtëpi do t’ju kushtonte 120 denarë, respektivisht 2 euro./Alsat/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...