Published On: 16 Nëntor, 2016

Çmimet e biletave të fluturimeve, Dervishaj: Brenda muajit futet kompania e parë “low cost”

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, ishte sot i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua për buxhetin e vitit 2017 të dikasterit që ai drejton.

Duke theksuar se ky buxhet është më i mirë se viti i kaluar, ministri Dervishaj u ndal në shumë çështje që kanë të bëjnë me transportin dhe infrastrukturën, dhe projektet që synohen të mbyllen vitin e ardhshëm. Dervishaj u ndal edhe te fluturimet, ku nënvizoi se në fund të muajit do të futet në Shqipëri edhe kompania e parë “low cost” në vend, me qëllim uljen e çmimit të biletave.

Megjithatë ai shtoi se zgjidhje e këtij problemi mbetet hapja e tregut.

“Buxheti i 2017 është i rritur në krahasim me vitin e kaluar. Padyshim nuk është buxheti më i mirë. Nevojat për investime në infrastrukturë janë më të mëdha. Këtë vit buxheti i parashikuar për Ministrinë e Transporteve do të jetë 31 miliardë lekë. Kemi fokus për të përfunduar ato projekte që kanë afate brenda 2017. Për çmimet e biletave të avionëve, në fund të muajit ne shkruajmë memorandum me “Wizz Air” dhe fusim kompaninë e parë “low cost” në vend. Zgjidhja e kësaj çështje mbetet te hapja e tregut”, u shpreh ai.

Sa i përket infrastrukturës rrugore, ministri u ndal tek Rruga e Arbrit për të cilën tha se ka një ofertë të rëndësishme ekonomike nga një kompani shqiptare. Ndërsa sa i përket ofertë nga kompania kineze, Dervishaj tha se ajo është pushuar.

Në lidhje me Rrugën e Kombit, ministri vuri në dukje faktin se kanë nisur negociatat me kompaninë me qëllim dhënien me koncension.

“Për rrugën e Arbrit ka një ofertë të një kompanie shqiptare. Oferta financiare është shumë e pranueshme. Ka pushuar oferta me kompaninë kineze. Oferta për rrugën e Arbrit vjen nga “Gjoka Construksion”. Rruga e Kombit, jemi duke negociuar me kompaninë për të filluar operimin e koncesionit. Në negociatë do respektojmë banorët e Kukësit dhe zonave për të mos i rënduar. Është e rëndësishme që ky koncesion të fillojë operimin sa më shpejt. Operimi i jep zgjidhje problematikave që ka rruga dhe të përfundojë i gjithë projekti”, tha Dervishaj.

Sa i përket akseve të tjera rrugore, Dervishaj tha se projekti i Ministrisë së Transporteve është që të përfundojnë rrugët e nisura dhe të lëna përgjysmë nga ana e Qeverisë së shkuar.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...