Debate Lajmi Kryesor 2 Lajmi Levizes

Çmenduria e një imami shqiptarë nga Shkupi – sulmon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin, Nënë Terezën (Video)

Një tjetër çmenduri nga imamët shqiptarë, si rezultat i shpëlarjes së trurit nga islami politik. Dhe sërish vjen nga Maqedonia, atje ku radikalizmi fetar po shërben për të shpëlarë ndjesinë shqiptare, dhe agjenturat serbo, ruse, sllavomaqedonase, turko-arabe, po derdhin para të mëdha, duke i shfrytëzuar për qëllime të tyre secila palë.

Kështu sipas mediave në Maqedoni, sulmi ndaj figurave kombëtare të shqiptarëve, nga ana e hoxhallarëve shqiptarë, tanimë është bërë i zakonshëm. Një prej tyre vjen edhe nga hoxha Abdyl Fuga nga Maqedonia i cili kundërshton vendosjen e shtatoreve të Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Pjetër Bogdanit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup. Ai thotë se ata janë armiq të islamit, e populli shqiptarë i Shkupit, është 100% myslimanë.

Pjetër Bogdanin, hoxha në fjalë, e cilëson si njeriun më të pisët, sipas të cilit ai e paska sharë pejgamberin Muhamed. “I ka thënë një epsharak, një çoban dhe njeri që i ka dashur gratë”, thotë Hoxha në fjalimin e tij para xhematit duke cituar Bogdanin. Ai gjithashtu shprehet edhe kundër vendosjes së shtatoreve të Skënderbeut dhe Nënës Terezë. Heroin kombëtarë të shqiptarëve, ai e quan kriminel i cili ka prerë mysliman. Ndërsa për Nënën Terezë thotë se ajo nuk ka qenë nënë, pasi ajo kurrë nuk ka pasur fëmijë, por një grua e cila ka punuar kundër islamit, transmeton reporteri.net.

Pra, bota shqiptare është më e kërcënuar se kurrë nga shërbimet sekrete të veshura me vello antishqiptare. SHQIPTARI.eu

 

https://www.youtube.com/watch?v=COR7I8PRwrI

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *