Published On: 28 Maj, 2017

Çmendet Reali, shpenzon 228 milionë për tre yje (Foto)

  • Real Madrid pritet të bëjë tre transferime të mëdha gjatë kësaj vere

Pavarësisht se Real Madrid ka fituar titullin e La Ligas dhe është në finale të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi, ata do të transferojnë edhe tre lojtarë të rinj.

Këta tre lojtarë, Pierre-Emerick Aubameyang, Paulo Dybala deh David de Gea sipas The Tepegraph, Realit do t’i kushtojnë 228 milionë.

Dëshira e parë e Realit është Aubameyang, për të cilin Reali do të ofrojë 80 milionë euro, aq sa kërkon skuadra gjermane.

I dyti në listë është Paulo Dybala, që kushton 11 milionë euro më shumë saktësisht 91 milionë euro.

Ndërsa dëshira e tretë e Realit është portieri i Manchester Unitedit, për të cilin skuadra spanjolle do të ofrojë 57 milionë euro.

Reali deri me tani ka transferuar dy lojtarë, Vinicius Junior të Flamengos për 45 milionë euro dhe Theo Hernandez të Atletico Madridit për 30 milionë euro. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...