Published On: 27 Prill, 2017

“Çmenden” maqedonët! Deputeti i Lëvizjes BESA këndon himnin kombëtar (VIDEO)

Pasi që VMRO-DPMNE këndoi himnin maqedonas, deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi doli në foltore dhe këndoi himnin kombëtar.

 Ibrahimi tha se i  vjen keq që u keqpërdor Rregullorja dhe u lejua që të këndohet himni në Kuvendin e Maqedonisë.

“Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve

Me këtë akt, deputetët e partive shqiptare u çuan në këmbë, ndërsa ata të VMRO-DPMNE reaguan ashpër. Me këtë përfundoi seanca e sotme me debate të ashpra dhe replika. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...