Published On: 24 Tetor, 2016
Bota |

Clinton, 5 për qind para Trumpit, dy javë para zgjedhjeve

Hillary Clinton gëzon një epërsi prej 5 për qind karshi Donald Trumpit, teksa fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyn në dy javët e fundit.

Kandidatja demokrate për presidente mbështetet nga gati 50 për qind e amerikanëve, sipas një ankete të re nga CNN dhe ORC.

Clinton mbështetet nga 49 për qind e votuesve të mundshëm, ndërsa republikani Trump nga 44 për qind. Tre për qind mbështesin libertarianin Gary Johnson, ndërsa 2 për qind kandidaten e Partisë së Gjelbër, Jill Stein, transmeton Gazeta Express.

Teksa të tri debatet televizive presidenciale kanë përfunduar, kandidatët duket të kenë konsoliduar mbështetjen në mesin e përkrahësve të tyre kryesorë.

Clinton ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj Trumpit në mesin e votuesve të rinj dhe atyre jo të bardhë, përderisa Trump ka rritur përqindjen e mbështetjes në mesin e të bardhëve pa diploma universitare, të cilët përbëjnë shumicën e mbështetësve të tij. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...