Published On: 22 Prill, 2017

Çka po kurdis Rusia? Aeroplanët bërthamorë rusë po fluturojnë brigjeve amerikane (Video)

  • Avionët bërthamorë të Rusisë janë parë sërish në brigjet amerikane , disa ditë pasi SHBA-ja ngriti disa avionë luftarakë pas afrimit të atyre rusë.

Avionët luftarakë të Moskës vizituan katër here  brigjet e Alaskës në katër ditë, ndërkohë që marrëdhëniet mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, nuk janë në pikën e tyre me të mirë, raporton “Daily Star”.

Disa bombarduesve rus të llojit “ TU-95” u filmuan disa herë brenda 2 ditëve duke fluturuar pranë bregut amerikan.

Ndërkohë, dy avionë patrullues detarë u vunë re gjithashtu duke fluturuar mbi kufirin Alaskës me Arktikun, shkruan ‘Syri.net’

Avionët luftarakë rusë nuk hynin kurrë në hapësirën ajrore ushtarake amerikane, por avionët amerikanë dhe kanadezët ishin në gjendje gatishmërie.

Bombarduesit hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës pasi kaluan në veri të shtetit.

Zyrtarët e mbrojtjes amerikane i kanë quajtur katër fluturimet si “mesazhe strategjike” nga Putin./SYRI.net/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...