Published On: 17 Qershor, 2017

ÇKA I THA BALENA BLU ALBIN KURTIT

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Pas zgjedhjeve te 11 qershorit, LVV doli si parti e para. Albini, përngutshëm e me eufori, iu drejtua me një apel të gjithë deputetëve të partive tjera (përveç PDK-së, si parti) të tradhtojnë votuesit e vet, për hatër t’Albinit dhe t’i ndohmojnë të bëhet kryeminister. Në veçanti iu drejtua LDK-së, si kujdestare e institucioneve të Kosvës dhe LAA që të bashkëqeverisin bashkë, sipas diktatit te VV. Por, çka harroi Albini? Harroi se e kishte gjuajtur Isen e LDK-së me vezë në Parlament duke sharë e bërtitur si huligan. Harroi se i kishte shkuar, me aktivistë të VV, për ta sulmuar edhe në pronen private në Prapashticë. Harroi se kishte organizuar një tentimsulmi terrorist me mjete të forta që da t’ia shqyenin Isës gomat e veturës për ta aksidentuar. Harroi se në fund e ka përkrahur mocionin e NISM-es së Fatmir Limajt dhe Jakupovskit per ta rrëzuar qeverinë Mustafa. Posa u dha apeli ne media, analistët filluan t’i japin përgjigje Albinit, se Thaçi nuk e dekreton edhe nëse e bënë numrin e nevojshëm për formimin e Qeverisë. Nga ana tjeter Ramushi nuk po lëshon pé duke pohuar se posa te dihen reezultatet përfundimtarepër 24 orë do ta bëj qeverinë, sepse është i sigurtë që Luta si gjithmonë i ndihmon. Edhe Ramushi ka harru që Isa Mustafen e quante „Isë Qeni“. Isa Mustafa, as Albinit as Ramushit, si duket, nuk ua ka harruar të zezat që ia kanë bëre gjatë mandatit të kaluar qeverisës. Si masë denimi, nuk po ua hap telefonin. Madje, Ramushit , i kishte çu fjalë, nëpërmes nëpërmes Thaçit, se do t’i përgjigjet në telefon, vetëm nëse i paguan vitrat e AAK-së në Fondin Sovran për Zhvillim të Albin Kurtit. I gjendur në këtë udhëkryq, Albini iu kishte drejtuar Hashimit. Si gjarpër që është, Hashmi iu kishte përgjegjur nëpërmes specilistit të Presidences për lojërat guxhaz, Burdushit, se para që ta dekretojë për mandatar të ardhshëm, Albini duhet të luaj një lojë me “Balena blu”. Me entuziazmin e paparë, Albini fillon lojën duke i kaluar në mënyrë marramendëse të gjitha etapat. Ja çka ndodh në etapen e fundit….

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...