Published On: 31 Gusht, 2017

Çka është sakrifica kundra mëkatit?

Haki Bunjaku

Me miliona shpirtra dele, desh e berre plot drithma e mornica presin në radhë para thikës së kasapit, viktima të një riti fundërrinor fetar, që kurrë nuk korrigjon gabimet.

Nesër sakrifikohen miliona shpirtra të pafajshëm. Nesër rrjedh rrugëve gjaku i kuq, ai karburant i vetëm i jetës së gjallesave, por që do të shpërdorohet nga besimtarët primitivë e të ngurtë.

Kësaj kasaphane të mëkatshme i gëzohen qentë e në veçanti ata endacakë, për ndoj zorrë, planc a asht.

Njeriu këtu ka përdorur logjikën e sëmurë se nuk sakrifikohet shpirti për shpirt në vend të sevapit (bamirësisë), ngarkohet me mëkate.

Nëse këto viktima thirrën në botën tjetër për të lehtësuar mëkatet e akëcilit person; do t`ua porosisin thikën e xhelatit, që të dridhen (sikur ata) para thikës së kasapit.

Siç kanë ndryshuar disa gjuhë e doke pagane, duhet të ndryshohen e lehtësohen disa rite fetare pagane.

Me këtë sakrificë kaq të bujshme, nga një përrallë arabe, nuk besoj të fitohen sevape (bamirësi), por mëkate, në mos edhe të turpshme.

Këtu më duket se mëkati ngritet lart mbi sakrificën

Unë nuk pagova kurban (theror) dhe as që do të paguaj, ndërsa, nëse më jepet rasti do të jap për të varfër, për ndoj urë, bibliotekë a shkollë.

A preve mori kurban sivjet?

Dy i kam pagua; nja për çikën me mbet shtatzënë e një për me pjellë lopa!

Unë nja për djalë e nuse, se po bëhen copa dhe një për te baba, se ju ka prapë bereqeti.

Për shpirt tim dhe të burri i kemi pre vjet dy deshë.

-Mori shoqe, po kurban, ndoshta po dashka me pre përvjet.

Bile edhe për fëmijët që vonojnë ecjen edhe për ata që belbëzojnë. Nja e preva, tinëza burrit për fëmijët që copa po bëhen me të kunatit.

-Unë nja e preva sivjet për atë qyqanin tem, ndoshta i kthehet takati, se krejt i ka humb.

Halla Refë e ka pre nja për me ju kthye mar bylmeti e mixha Ramë për mos me ja hangër minjtë grunin në hambar!

Inxhja Kumri, çka snien njeri, e kish pre nja për mos me u tutë në aeroplan!

Po hala nuk preu kush kurban që mos me vdek apo për me shty ni orollëk!

Mbase bëhet edhe kjo?!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...