Published On: 18 Maj, 2017

City dhe Chelsea në luftë për sulmuesin spanjoll (Foto)

  • Manchester City dhe Chelsea janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të Swanseas, Fernando Llorente

Pas paraqitjeve fantastike me Swansean këtë edicion në Premierligë, shumë skuadra evropiane e duan sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente.

Sipas the Independent, Chelsea e dëshiron me çdo kusht Llorenten, pasi lojtari kishte punuar në Juventus me trajnerin Antonio Conte.

Italiani e di se Diego Costa do të largohet gjatë kësaj vere, për të kaluar në kampionatin kinez dhe beson se Llorente është zgjedhje shumë e mirë për ta zëvendësuar.

Por, Chelsea nuk është e vetme në garë për të, sepse edhe Pep Guardiola e dëshiron në skuadrën e tij Manchester City.

Kun Aguero nuk është i lumtur në City, pasi vendin e tij e ka zënë Gabriel Jesus, ndërsa Llorente shihet si zëvendësues i argjentinasit.

LLorente këtë edicion me Swansean ka luajtur në 34 ndeshje, ku ka shënuar edhe 14 gola. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...