Published On: 17 Maj, 2017

Cilët politikanë serbë të Kosovës Gjuriq i quan “politikanë të errtë”

  • Drejtori i të i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq disa politikanë serbë të Kosovës i ka quajtur “politikanë të errtë”. Ata, sipas tij, janë politikanët serbë që kanë votuar për pavarësinë e Kosovës.

Autoritetet politike të Kosovës mund ta shfrytëzojnë matematikën zgjedhore për të vënë kontrollin ndaj 4 nga 10 deputetët serbë për t’i realizuar qëllimet e tyre.

Kështu ka thënë për rtv drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, duke shtuar se qëllimet e Prishtinës janë formimi i Ushtrisë, ndryshimi i Kushtetutës dhe pakësimi i të drejtave të serbëve, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se nuk beson se serbët e Kosovës në zgjedhjet parlamentare do të dalin në shumë kolona edhe pse ekzistojnë “mikrogrupe që i financon Prishtina”.

Sipas fjalëve të Gjuriqit, zgjedhja e politikanëve serbë që “janë bërë pjesë folklorit të sponsorizuar të shqiptarëve” është rrënim i interesave serbe.

Ai thotë se bashkësisë serbe i duhet uniteti dhe fitorja e një partie, e Listës Srpska, e cila “pothuaj me disiplinë ushtarake mbron interesat e serbëve e Qeveria serbe do të përkrahë përfaqësuesit e tyre”.

Në pyetjen rreth formimit të partisë së re në krye të së cilës është ish- lideri i Listës Srpska dhe ish- sekretari në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Jablanoviq, Gjuriq ka thënë se “nuk dëshiron të merret me politikanët e errtë të cilët drejtpërsëdrejti janë në funksion të shqiptarëve të Kosovës “.

Gjuriq ka thënë se për Oliver Ivanoviqin, për kryetarin e Iniciativës Qytetare nuk ka folur si për një “politikan të errtë” por për ata të cilët në vitin 2008 dhe më vonë kanë votuar për pavarësinë e Kosovës dhe për ligjet që pakësojnë të drejtat e serbëve e në mesin e ai i ka renditur liderët e Partisë së pavarur liberale e të Partisë progresive demokratike, Slobodan Petroviq dhe Nenad Rashiq.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...