Published On: 8 Korrik, 2017

Cilët e përjetojnë më keq ndarjen? Meshkujt apo femrat?!

  • Shikojeni një film apo serial ku dy personazhe ndahen, dhe e njëjta ngjarje do të përsëritet çdo herë: mashkulli fillon të dalë me shoqërinë e tij çdo natë, përderisa vajza zhytet në akullore.

Siç duket, ky pasqyrim është vetëm gjysmë i vërtetë. Edhe pse femrat kanë tendenca ta ndjenjë dhimbjen e një ndarje më intensivisht të parat, në periudhën afatgjate duket se meshkujt e kanë më të vështirë të rikuperohen nga ndarja.

Disa ekspertë, kanë anketuar 5,705 meshkuj e gra nga 96 shtete të ndryshme për t’i pyetur rreth dhimbjes fizike dhe emocionale që e ndjenjë pas një ndarje.

Dy gjinitë kishin pranuar se ndjenjë dhimbje fizike e emocionale pas një ndarje, por femrat kishin raportuar për dhimbje më të madhe sesa meshkujt. Megjithatë, sa i përket rikujtimit të memorieve që i kishin pasur së bashku, hulumtuesit kishin zbuluar se femrat janë më të prira t’i harrojnë ato, përderisa kur meshkujt rikujtojnë gjëra nga e kaluara, ende përjetojnë emocione negative të cilat asociohen me ndarjen.

Pra, kësisoj shkencëtarët kanë konkluduar se në periudhën afatgjate meshkujt e kanë ende të vështirë ndarjen, ndërsa femrat adaptohen me dhimbjen dhe vazhdojnë jetën!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...