Shendetesi

Cilat sisë ju duken më të bukura, këto të majtat apo të djathtat: Meshkujt kanë vendosur dhe tani të gjithë janë të befasuar për këtë gjë

  • Të dhëna interesante për gjoksin e femrës.

Shumicën do t’i befasojnë rezultatet e hulumtimit të shkencëtarëve dhe kirurgëve britanikë, të cilët kanë anketuar 1.300 meshkuj dhe femra.

Për dallim nga mendimi i rrënjosur dhe trendi në këto disa vite të fundit, përparësi u është dhënë sisëve natyrale, të cilat gjenden në shtatoren e Venerës së Melosit.

Të intervistuarit kanë pasur për detyrë të shohin fotografitë e sisëve të formave të ndryshme dhe të zgjedhin ato të cilat janë më të preferuara sipas mendimit të tyre.

“Në pyetjen “Si duken sisët e femrës ideale?”, kanë fituar ato te të cilat sisa me thimth është e ndarë në përpjesëtim 45:55.

Pra, 45 për qind e sipërfaqes sipër, ndërkaq 55 për qind nën thimtha, transmeton Telegrafi.

Është interesante që për sisët e mëdha kanë votuar femrat, madje ato më në moshë se 40 vjeç.

– Duke kaluar koha, sisët humbin vëllimin, dhe me siguri te femrat e moshës së mesme prandaj dominon tërheqëse ideja mbi gjokse të bujshme – ka shpjeguar dr. Parick Mallucci, autor i studimit.

Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Plasticand Reconsructivesurgery”.

Studimi ka pasur për qëllim që t’u ndihmojë kirurgëve estetikë që të vendosin “standardin” jo vetëm për zmadhim, por edhe për zvogëlim të sisëve, apo për rikonstruktim pas mastektomisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *