Kosova

Cilat poste qeveritare i synojnë serbët e Kosovës

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës u kanë thënë medieve serbe se ende nga askush nuk kanë marrë ftesa zyrtare për konsultime për formimin e Qeverisë, transmeton Koha.net.

“Ende askush nuk ka kontaktuar me ne, por natyrisht se do të bisedojmë me të gjithë dhe do të përpiqemi të sigurojmë pozicione sa më të mira në mënyrë që nga institucionet qendrore të luftojmë për interesa të popullit serb në Kosovë”, citon “novosti” të ketë thënë Slavko Simiq, kryetar Listës serbe.

Ai ka mohuar pohimet që përfaqësues të kësaj liste të kenë biseduar jo zyrtarisht me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Pos vendit të zëvendëskryetarit të Kuvendit, kryetarit të Këshillit për interesa të komuniteteve dhe anëtarëve në Këshilla të tjerë, përfaqësuesit e serbëve presin edhe disa vende ministrore në Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Megjithatë, ata, siç thonë medie nga Beogradi, nuk dëshirojnë të dalin në ankand për pozicionet konkrete.
Sipas kësaj gazete të Beogradit,e cila citon një burim të Listës serbe, është krejtësisht logjike që në krye të Ministrisë për kthim të mbetet serbi, përkatësisht Dalibor Jevtiq, sepse është vlerësimi se ”ai në mënyrë shumë efikase e ka ushtruar këtë funksion” dhe që serbët të mbajnë pozitën e udhëheqësit në Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Marrë para sysh rezultate e Listës serbe, në plan është që të merret edhe një resor.
shtohet, nuk bëhet fjalë që të merret Ministria e Bujqësisë dhe as ajo e Mirëqenies Sociale.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *