Published On: 25 Tetor, 2016

Çifti ndahet dy orë pas dasmës për këtë arsye “qesharake”

Efekti i rrjeteve sociale në jetën bashkëshortore shpesh herë është negativ, por që dy të sapo martuar të ndikoheshin kaq shumë nga ato nuk na e merrte mendja.

Martesa e çifti nga Arabia Saudite mund të konsiderohet si më jetëshkurtrat në botë, pasi kanë mjaftuar dy orë që ata të vendosin për shkurorëzimin. Arsyeja mund të duket qesharake por për ta ishe çështje besimi.

Nusja theu rregullin për të mos postuar foto nga dasma në rrjete sociale.

Dhëndri, sapo mori vesh që pamje nga dasma e tij ishin shpërndarë në Snapchat me shoqet e nuses së re, aplikoi menjëherë për divorc.

Sipas mediave atje, pjesë e marrëveshjes së tyre martesore edhe që të mos postoheshin foto e video të ceremonisë.

Ky nuk është rasti i parë që bashkëshorti ndahet nga gruaja pak orë pas martesës. Në fillim të këtij viti po në Arabi, një burrë u nda nga nusja e re sepse ajo ishte tepër e zënë duke folur me miqtë e saj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...