Published On: 29 Maj, 2017

Chiellini tregon pse Juventusi i frikësohet Realit

  • Giorgio Chiellini ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është paraqitur në konferencë për media para gazetarëve ku foli për finalen e Ligës së Kampionëve mes Juves e Realit.

Chiellini mendon se eksperienca mund ta ndihmojë Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve, teksa nuk la pa përmendur sulmin e frikshëm që ka Reali.

“Real Madridi ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë në tre vitet e fundit. Ata kanë eksperiencë të në finalet e Championsit”, tha Chiellini.

“Tashmë nuk është sekret forca që kanë ata në sulm, por ne duhet të tentojmë që të mbajmë topin larg portës së më shumë që mundemi”, shtoi italiani.

“Ndihemi se jemi më të mirë dhe më të fortë se dy vite më parë ku humbëm nga Barcelona. Që nga atëherë, ne jemi rritur”, theksoi ai.

“Në ndeshjet direkte ne jemi shumë më të mirë se Reali, por dyshoj se ata do të ndikohen nga kjo”, tha mes tjerash Chiellini.

“Si do të luajmë në finale? Nuk është e rëndësishme nëse do të luajmë me 3 apo 4 mbrojtës. Ekipi mbrohet mirë me 11 lojtarët”, u shpreh më tej në konferencë për media Chiellini. /Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...