Published On: 20 Tetor, 2016

ÇFARË U GARANTONIN GJERMANËT SHQIPTARËVE NË VITIN1943!

Nga Eugen Shehu

Më poshtë po botojmë një komunikatë  te ushtrisë gjermane drejtuar shqiptareve ne vitin 1943 . Një tirrje me konstatime, premtime dhe paralajmërime  për atë qe po ndodhte dhe do te mund te ndodhte me vone . Ndërkohë që tani  e dimë edhe atë çka ndodhi  me Shqipërinë e shqiptarët pas mbarimit te Luftës  se Dyte Botërore .

foto-tirana-1941

Në se do te jetonit në hapësirat etnike shqiptare ne vitin 1943 cilën anë do kishit mbajtuar ?

Jep mendimin tuaj si koment tek “Minerva”.

trakti-gjermanSHQIPTARE !

Përhapës lajmesh shqetësonjëse  dhe profetë  te rremë. Agjentë te Moskës  e te Londrës, te Grekëreve  dhe vakabondave te huaj po përhapin  gënjeshtra me trashanike  me qellim qe t’ju gabojnë e t’ju shkatërrojnë .

E VERTETA ESHTE :

Ushtritë gjermane kane ardhur vetëm për te mbrojtur vendin tuaj nga një okupim inglez .

MBI ARDMENINE POLITIKE DHE SHTETNORE TE VENDIT DO TE VENDOSE VETE POPULLI  SHQIPTAR , GJERMANIA NUK DON KURGJA NGA SHQIPERIA !

I vetmi rrezik që kërcënon sot Shqipërinë  është BOLSHEVIZMI .Dëboni sa me pare Komunistët . Këta  ju shkatërrojnë familjen , zakonet t’uaj  dhe janë një  rrezik për plang e shtëpi. Këta ju çojne ne skllavërinë e Bashkimit Sovjetik , çifut dhe ju sjellin mjerimin e urisë.

Kujdesohuni qe  djalëria trime  shqiptare te luftoje jo për Moskën por per atdheun tuj te bukur  , duke e liruar nga komunizmi .

Mos e trazoni Ushtrinë Gjermane në luftën qe po bën kundër Ingliterrës  . Ingliterra dëshiron ta copëtoje Shqipërinë  ne favor te Srebëve dhe Grekërve dhe dëshiron tu shfrytëzojë  edhe ju  e tu hedhe ne skllavërinë  sovjetike . komunistët drejtohen nga oficera anglezë e  furnizohen me tre holla e pushkë prej Ingliterrës

SHQIPTARE TE VERTETE , ATDHETARE TE KULLUAR !

Organizohuni dhe filloni luftën  për te çliruar vendin t’uaj  nga komunizmi . I bëni për vete  ata  njerëz qe nuk dine pse janë bërë Komunistë   dhe jua bëni atyre te qarte që janë armiqtë  e vërtetë qe ju shkatërrojnë vendin.

Edhe sikur te mendoni si te doni  fundin  e luftës  duhet te jeni te bindur se  Anglosaksonët dhe Rusët do t’jua marrin  lirinë t’uaj dhe vendin do te dëshirojnë me çdo kusht qe ta  shfrytëzojnë          për  qëllimet e tyre , ashtu siç kanë bërë n’Egjyt , n’Iran,n’Ira , n’Afrikën Veriore e ne te gjitha vendet ku kane vene këmbën .

SHQIPTARE TE VERTETE , MOS RRINI ME GJATE  NE PA VENDIM:

Kini besim tek na , sepse na Gjermanët jemi miqtë me te mirë e më të sinqertë. MOS NA MERRNI EDHE PER ITALIANE: Kujtoni se zmadhimin e Shqipërisë s’uaj me krahinat me pjellore e kini fituar ne vitin 1941 me anën e armëve t’ona.

Nga atdheu juaj do te largohemi kryekëput  me te përfunduar lufta me triumfin tonë !

KOMANDANTI I USHTRIVE GJERMANE

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...