Published On: 17 Nëntor, 2016

Çfarë u bë me Bazajn – ishte i sigurt se do ta mundte PDK-në

Ishte i sigurt se nëse PDK’ja nuk e kandidon atë për kryetar të Drenasit, atëherë kjo parti do ta humbe bastionin e saj të dytë në Drenicë – ku edhe lindi partia më e madhe në vend. Por, 17 ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 4 dhjetorit në këtë komunë, Naim Bazaj u tërhoq vetë nga gara!

Naim Bazaj qysh ditën e parë kur ish-Kryetari Nexhat Demaku dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Drenasit, pati nisur fushatë për nëpër oda të Drenicës.  Ai kishte vetëshpallur kandidaturën që PDK’së t’ia sillte serish fitoren e sigurt në bastionin e saj. Kështu të paktën shkuan gjerat për të në fillim, por partia që atij i kishte dhënë kryesimin e Asamblesë Komunale, mandatin e kaluar, vendosi që të mos e kandidojë Bazajn në zgjedhjet e jashtëzakonshme. PDK i dha besimin dhe mbështetjen ish-ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Por, për Naim Bazajn kjo nuk u duk, fillimisht, brengë e madhe për të. Ai sërish siguronte se do ta marrë këtë komunë. Si i pavarur. Deri më sot, kur në KQZ dorëzoi dorëheqjen e tij nga gara e 4 Dhjetorit. Pa dhënë arsyeje.

“Sot gjatë ditës Bazaj e ka ofruar dorëheqjen”, konfirmoi për Gazetën Express, kryetarja e KQZ’së, Valdeta Daka, të enjten mbrëma. Derisa, kontakti me ish-kandidatin e pavarur ishte i pa mundur.

Telefoni i tij ishte i pa qasshëm.

“Mu më kanë nominu elektorati në Drenas, bashkia më e madhe e jona, që i ka 5800 votues janë zotuar se nuk lëshojnë pe dhe do të më mbështesin pa marrë parasysh a do të jem kandidat i PDK’së, apo jo. Nëse nuk jam, i pavarur do të dal, dhe fitoren e kam bindëse”, i pati thënë i njëjti Gazetës Express, dy javë më parë.

As kandidimin e mundshëm të Lladrovcit, atëkohë nuk e shiftë fare problem.

“Le ta qesin kanë të dojnë, por unë jau urojë humbjen e madhe, definitivisht. PDK nëse fillon me këto përçarje atëherë as 20% nuk do ti merr. As për balotazh”, deklaronte kandidati i dorëhequr nga gara për Kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, me 2 nëntor.

Por, c’farë ndodhi sot?! /GazetaExpress/.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...