Published On: 13 Qershor, 2017

Çfarë pritet të ndodhë me Nismën pas certifikimit të rezultateve

Megjithëse pakënaqësia e Nismës në koalicionin me PDK-në e AAK-në është e dukshme, ende nuk dihet nëse ky subjekt politik, pas certifikimit të zgjedhjeve, do të vazhdojë rrugën e vetme apo bashkë, raporton KTV .

Mosambientimi i Nismës në koalicionin me PDK-në ka rënë në sy gjatë gjithë fushatës, duke e bërë atë më shumë e vetme, ndërkohë kulmoi në ditën e fundit të fushatës kur Ramush Hardinaj u detyrua ta tërhiqte me zor Limajn që të dilte në skenë për t’ia zgjatur dorën Kadri Veselit.

As në festën që PDK-ja e AAK-ja e organizuan të dielën pas zgjedhjeve, lideri i Nismës nuk u pa, por as edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Haxhi Shala nga Nisma thotë se ata nuk kanë pasur kohë të dalin të festojnë në kryeqytet sepse kanë qenë duke pritur rezultatet nga tereni.

Por, analisti Imer Mushkolaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas certifikimit të rezultateve, ky subjekt të ndahet nga PDK-ja e AAK-ja, e madje edhe të bëhet bashkë me partitë e krahut tjetër.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...