Published On: 29 Gusht, 2017

Çfarë po ndodh me blerjet online në Shqipëri

  • Blerjet online janë frenuar gjatë 2017 si një reagim ndaj uljes së kufirit të taksueshëm që miratoi qeveria në gushtin e vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në pese mujorin janar-maj 2017 u transportuan 182 tonë mallra me postë me një rënie prej 12.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në maj 2017 u transportuan 36 tonë mallra përmes përdorimit të postës, një shifër kjo 5.3% më e ulët se maji i 2016-ës.

Pavarësisht një volumi dukshëm më të ulët në raport me një vit më parë, duket se në krahasim me 4-mujorin 2017, periudha janar-maj shënoi një ngushtim të diferencës negative me 0.9%.

Një rënie e blerjeve online ishte parashikuar të ndodhte që në momentin e vendosjes së taksimit 22.4% për blerjet që kalojnë 22 euro. Në këtë taksë shtesë përfshihet tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe detyrime të tjera doganore.

Nisma e qeverisë erdhi në kushtet kur blerjet online kishin kohë që marshonin drejt rekordeve të reja muaj pas muaji çka solli edhe një rritje të të ardhurave tek Posta Shqiptare.

Kufizimit për blerjet online duket se ju nënshtrua vetëm pjesa e atyre që kanë si vend origjine një nga shtetet europiane ndërkohë që në lulëzim ka mbetur ajo e blerjeve nga Kina.

Blerjet nga Aliexpress kanë qenë një nga mënyrat më të shpeshta ndërkohe që në shumicën e rasteve nuk bëhet dot verifikim për çmimin sepse shitësit e shënojnë atë si “dhuratë” çka nuk taksohet ose dakordësojnë paraprakisht me blerësin për të vendosur çmime fiktive mbi paketim. /Monitor/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...