Published On: 31 Maj, 2017

Çfarë mendimi ka Daut Haradinaj për Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin? (Video)

  • Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Daut Haradinaj, ka folur për koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht të nominuarit e tyre për kryeministër.

Haradinaj ka komentuar kandidimin e vëllait të tij, Ramushit, për kryeministër, për të cilin thotë se do ta mbajë pozitën e kreut të ekzekutivit pas zgjedhjeve.

Daut Haradinaj ka thënë se të dy oponentët në këtë garë i sheh si humbës dhe se janë larg koalicionit të përbërë nga Aleanca, PDK, e Nisma. Sipas tij, fitorja e këtij koalicioni do të jetë e thellë dhe po angazhohen për arritjen e përqindjes me anë të së cilës do të mund të qeverisin pa koalicione të tjera.

Haradinaj ka thënë se Hoti e Kurti, si të nominuar nga partitë e tjera për kryeministër, nuk duhet të dalin me deklarata të ulëta, por duhet t’i tregojnë popullit çfarë do të bëjnë për të.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...