Published On: 6 Korrik, 2017

“Çfarë do të bëje, ti si kryeministër?” shikoni çfarë i kërkojnë Ramës nga Berati (VIDEO)

Ftesës së Edi Ramës për të propozuar ide mbi programin qeverisës iu përgjigjën edhe banorët e Beratit. Të thirrur nga Blendi Klosi në takim, banorët kërkuan ujë të pijshëm, hapjen e kanaleve për vaditjen e tokave apo ndarje të barabartë të subvencionimeve në fshatra. Video më poshtë:

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Qershorit, Edi Rama premtoi më shumë se kaq. Ai e kërkoi votën për të ngulur flamurin e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut në oborrin e Bashkimit Europian.

Rama nuk foli as për ujë të pijshëm, as për kanale vaditëse, sepse këto i kishte premtuar një herë, para 4 vitesh.

Kërkesat për ujë të pijshëm dhe kanale mund të duken banale, krahasuar me qëllimet sublime që i ka vënë vetes Edi Rama. Në Berat për shembull, ka premtuar të krijojë një ishulli anës lumit Osum, si pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Rama përsërit shpesh se e do të bukurën dhe beson se sa më i bukur qyteti dhe fasadat, aq më e bukur do të jetë jeta e njerëzve që banojnë aty. Por duket se në Berat nuk arrijnë ta kuptojnë largpamësinë e kreut të partisë me 74 mandate, ndaj kërkesat e banorëve duken sikur vijnë nga larg, diku nga mesjeta./Lapsi.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...