Kulturë Lajmi Levizes

Celine: Vetëm të vdekurve u përket lavdia. Të gjallët e shumta bëhen Akademik

Nga një intervistë (e shkurtuar) e shkrimtarit të madh francez, Louis-Ferdinand Céline (1894-1961). Mbiemri Céline që e përdori si pseudonim, në fakt, ka qenë emri i gjyshes së tij.
– Ju më thatë se keni nisur të shkruani nga nevoja për t’u ushqyer, apo jo?
CÉLINE: Po, bash ashtu. 
– Ose për të blerë një apartament?
CÉLINE: Po, dhe nuk ia dola ta blija dot.
– Pra, ju keni shkruar për dobi…?
CÉLINE: Po, po.
– …Por edhe sepse ndjenit nevojën e kësaj gjëje…?
CÉLINE: Jo, aspak.
– Të flasim për dy librat tuaj më të ri…?
CÉLINE: Janë dy vepra tronditëse. Është pikërisht ky ligjërim që do të ngadhnjejë, kur unë të kem vdekur. Kur unë të kem ndërruar jetë. Duhet të vdesësh që… Vetëm të vdekurve u përket lavdia. Të gjallët mbërrijnë, shumë – shumë, në Akademi.
– A kërkoni vërtet ta zemëroni lexuesin?
CÉLINE: Jo, për lexuesin nuk më han palla.
– Nuk merreni fare me lexuesin?
CÉLINE: Do të më pëlqente që ai ta blinte librin tim, sepse ashtu më ndihmon të mos ngordh urie.
– Të më falni, por ju po shkruakeni për t’u shitur.
CÉLINE: Po, pse çka kujtove ti?
– Dhe as që dashkeni t’ia dini për lexuesin.
CÉLINE: I pëlqeu a nuk i pëlqeu, lexuesi duhet ta blejë librin. / Risjellur në kujtesë shkrimtari i madh nga inteektuali Ag Apolloni

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *