Published On: 28 Gusht, 2017

Çelaj tregon çka i është thënë Vitore Stavilecit në momentin e sulmit (Video)

  • Kandidati i PDK’së për Prishtinë, Lirak Çelaj ka treguar se çka i kanë thënë sulmuesit në momentin e sulmit, Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik. Tha se janë kritikat e fundit të Stavilecit në drejtim të udhëheqësve të Komunës së Prishtinës, si arsye për ngjarjen e sotme.

‘Në bazë të porosisë që i është lënë asaj na tregon qartë se kush është porositësi i kësaj dhune. Natyrisht se ne nuk kemi dilemë. Është e vërtetë se kohët e fundit Blerand Stavileci ka qenë mjaft aktiv në denoncimin e keqpërdorimeve në Komunën e Prishtinës dhe gjithçka lidhet me këtë vijë”, tha Çelaj për televizionin Dukagjinin.

“I kanë thënë: Thuj burrit tënd që të mos flas shumë dhe bashkëpunëtorët e tij le të ndalën e mos të flasin”, tha Çelaj duke aluduar në kritikat e fundit ndaj udhëheqjes së Vetëvendosjes në Prishtinë’, vazhdoi ai.

Tha se PDK nuk do të ndalet dhe do të dërgoj faktet e keqpërdorimeve edhe në Prokurori.

“Është për të ardh keq ku ka ardhë skena politike në çfarë pozicioni kemi ardhë ku përveç fjalëve të vrazhda e brutale ai agresiviteti brutal ka filluar të bartet edhe në dhunë fizike për çka kemi pasë një gradacion”, theksoi ai.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...