Published On: 26 Tetor, 2016

Buxheti, arsyeja e përplasjes mes PDK-së dhe LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po mburret se buxheti i vitit 2017 do të jetë dy miliardë euro. Mirëpo, është pikërisht çështja e buxhetit e cila mund të jetë mollë sherri për prishjen e koalicionit qeveritar PDK-LDK.

Partia e Kadri Veselit, nuk është aspak e kënaqur me linjat buxhetore të hartuara nga ana e ministrisë se financave qe drejtohet nga anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Burime të ‘Indeksnoline’, bëjnë me dije se LDK nuk ka përfill propozimet e PDK-së për linjat buxhetore të vitit 2017 dhe kjo është arsyeja e përplasjes se kohëve të fundit mes zyrtarëve të dy partive.

“PDK është totalisht e pakënaqur me linjat buxhetore për vitin e ardhshëm. Prandaj, edhe zgjedhjet e parakohshme po përmenden si opsion me qëllim qe LDK t’i ndryshojë këto linja. Nëse LDK nuk merr parasysh propozimet e PDK-së, atëherë ka gjasa qe të mos e mbështesë projektligjin për buxhetin, i cili do të jetë para deputetëve në muajin nëntor”, ka thënë një burim i koalicionit qeveritar për ‘Indeksonline’.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti nuk e ka pohuar dhe as mohuar lajmin se PDK është e pakënaqur me buxhetin për vitin 2017.

Pajaziti ka thënë për ‘Indeksonline’, se deputetët janë duke e analizuar këtë çështje dhe tani për tani ai nuk dëshiron ta komentojë këtë.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë afërisht dy miliard euro. Në këtë buxhet janë ndarë mjetet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Aktualisht në Komisionin për Buxhet dhe Financa është duke u bërë shqyrtimi i qarkores së dytë buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017-2019, në baze të qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2017/2;.

Ministri i financave, Avdullah Hoti ka deklaruar ditë më parë se nga rritja e buxhetit do të ketë 50 për qind rritje të investimeve kapitale dhe 5 për qind për shpenzime. “Jemi në proces të finalizimit të buxhetit dhe deri në fund të muajit tetor do të shkojë në Qeveri për miratim”, ka thënë Hoti ditë më parë.

Buxheti për vitin 2016 ka qenë rreth 1 miliard e 600 milionë euro./Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...