Published On: 4 Gusht, 2017

Bushati: Po bëhet gjithçka për lirimin e Ismail Morinës, Kroacia t’ia pranojë kërkesën për azil

  • Kryediplomati i Shqipërisë Ditmir Bushati shprehet se po bëhen të gjitha përpjekjet nga qeveria e vendit për të bërë të mundur lirimin e Ismail Morinës.

Bushati ka folur nga Shkodra, duke thënë se ka patur komunikim të vazhdueshëm, madje se në Podgoricë kryeministri Rama ka folur me homologun e tij kroat pikërisht për këtë çështje.

“Me lejoni t’u them se shteti shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombëtare duke i dhënë asistencë Ballist Morinës, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka patur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeministrave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve. Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverisë kroate të vendosë. Jemi besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyre racionale”, tha Bushati.

Bushati ka deklaruar gjithashtu se një pranim i kërkesës së Morinës për azil politik në Kroaci do të ishte formati më I mirë i zgjidhjes, në mënyrë që Ismail Morina të mos mund të bjerë në duart e shtetit Serb.

“Kemi precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjeke këtë precedent”, tha ministri Bushati.

Por Ministrin Bushati është shprehur se kemi të bëjmë me një tryezë shahu ku secila palë ka vënë në lëvizje gurët e saj.

“Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësuar në funksion të stabilitetit demokratik”, tha Bushati

Ismail Morina u bë i njohur pas ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autoktonus” në ndeshjen e 3 viteve më parë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd./Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...