Published On: 27 Prill, 2017

Bulliqi e konfirmon propozimin e ri për Demarkacion, të gjithë duam ta zgjidhim këtë çështje!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se janë duke bërë përpjekje së bashku me deputetë tjerë nga radhët e kësaj partie që të gjendet një zgjidhje karshi çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Por, ai ka mohuar se është i informuar nëse i është dërguar ndonjë propozim Kryeministrit të Kosovës dhe njëherit shefit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur me çështjen e Demarkacionit nga ana e tyre.

“Jo vetëm 15 deputetë, por të gjithë jemi munduar që të gjindet një zgjidhje për çështjen e Demarkacionit. Nuk kam informacion për momentin nëse ka shkuar ndonjë propozim tek Kryeministri Mustafa”, ka thënë shkurt Bulliqi për “Gazeta Blic”.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...