Lajmi Levizes Maqedonia

Breshëri i madh në Shkup, thyen xhamat e makinave në Haraçinë (FOTO)

Shkupi u pushtua nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth për rreth 15 minuta.

Reshjet dhe breshëri paralizuan të gjithë qytetin me rethinë, njofton TetovaSot. Rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji. Ndërkohë reshjet e shiut po vazhdojnë megjithëse situata duket e qetë.

Madhësia e breshërit që goditi sot pasdite Shkpin ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Siç shihet edhe në fotografinë që është shpërndarë në rrjetet sociale, vërehen edhe pasojat e breshërit që goditën edhe Haraçinën, me ç’rast ka thyer xhamat e një makine me targa të Shkupit./TetovaSot

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *