Published On: 27 Maj, 2017

Bregu: Unë jam në PD e do të jem në PD, mos u ligështohuni nga tullumbacet e republikës së re

Pas reagimit të saj në Facebook për mospërfshirjen në listën e kandidatëve të PD për deputet, Majlinda Bregu është shprehur se askush të mos e kalojë nëpër mend se ajo do të largohet nga kjo parti. Deputetja ka folur për News24 në lidhje me këtë vendim të kryedemokratit Basha duke thënë se “Unë jam në PD dhe do të jem në PD”.

Gjithashtu Bregu është shprehur se njerëzit nuk duhet të ligështohen me gjërat që poi u shohin me këto tulumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë.

Dua t’ju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën. Të mos ligështohen me cpo ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë. Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem” – tha Bregu.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...