Published On: 30 Prill, 2017

Brajan Ji informohet rreth gjendjes së Ziadin Selës dhe ngjarjet trishtuese në Kuvend

Sekretari Gjeneral i LR PDSH  dr. Arben Taravari dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i RDK prof. Vesel Mehmedi sot zhvilluan takim me zyrtarin e lartë të SHBA,  Zëvendës –ndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Azi z. Hojt Brajan Ji.

Në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend. Zyrtarët tanë informuan Zëvendës/ndihmës  Sekretarin Amerikan z. Hojt Brajan Ji, edhe për ngjarjet trishtuese në Kuvendin e RM, si dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LR PDSH Z. Ziadin Sela, i cili për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të jetë pjesë e takimit.

Diplomati i lartë i SHBA-ve z. Hojt Ji,  nga afër u informua për kontributin e Aleancës për Shqiptarët dhe deputetëve të tyre në tejkalimin e situatës politike, si dhe mbështetjen politike të Aleancës për Shqiptarët për debllokimim e Institucioneve e cila rezultojë në zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit të RM si dhe gatishmërinë e Aleancës për Shqiptarët që sa ma parë të formohet  Qeveria e re reformiste e RM nga shumica e re  Parlamentare.

Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falënderuan rolin diplomatik si dhe kontributin  e vazhdueshëm politik të SHBA-së e cila nëpërmjet Ambasadës së saj si dhe Ambasadorit Amerikan në Shkup Xhes Bejli, për tejkalimin e kësaj situate politike, si dhe stabilizimin politik në interes të sigurisë së qytetarëve të RM dhe instalimit të vlerave demokratike.

Njëkohësisht Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falënderuan dhe shprehën mirënjohje për  politikën  zyrtare të SHBA-ve që e  njohu edhe zyrtarisht zgjedhjen e Kryetarit të ri Kuvendit të RM z. Talat Xhaferin nga shumica e re parlamentare.

Poashtu dr. Arben Taravari dhe deputeti prof. dr Vesel Mehmeti kërkuan që politika e  SHBA-të vazhdojë të  jetë pranishme  edhe në të ardhmen ngase orientimi i  Maqedonisë  për inkuadrim në NATO dhe BE vazhdon të jetë prioritet dhe përcaktim strategjik i RM dhe qytetarëve të saj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...