Published On: 8 Maj, 2016

Braçe: “S’do ketë amnisti për Sali Berishën dhe familjen e tij”

  • Neni 25 i projektit kushtetues të reformës në drejtësi, i hartuar nga ekspertët e EURALIUS e OPDAT, parashikon ngritjen e gjykatave speciale për veprat penale të konsumuara nga funksionarët e lartë.

Gjykatat speciale mund të dënojnë kryeministrin, ish-kryeministrin, presidentin dhe ish-presidentin, por jo ministrat të cilët kanë qenë në detyre deri në zgjedhjet e 2013.

Por duket se ky është një lapsus i ekspertëve dhe për deputetin e PS-së Erjon Braçe amnisti nuk mund të ketë për askënd.

Reagimi i Braçes

Po lexoj një fluks shumë të madh mesazhesh, lidhur me një shqetësim të përhapur mbi ekzistencën e një neni në projektin e reformës në drejtësi që amniston ministrat e Berishës.

Rrini të qetë!

Nuk negociojmë me kërkënd amnisti, pavarësisht në janë ish- pushtetarë apo pushtetarë aktuale, në cilindo nivel te pushtetit! Zero! Të gjithë të barabartë para ligjit, pa asnjë përjashtim! Ta kërkoj kush të dojë; Kjo nuk ndodh! Në këtë vend, pushteti fashist i Sali Berishës ka kryer krime të përbindshme që kërkush më parë, nuk i ka kryer!!

Diktatura e konkurron vetëm.

Pa u hetuar, gjykuar e ndëshkuar një më një këto krime, nuk ka drejtësi në këtë vend!!

Krimi shtetëror i Gërdecit, pushkatimi publik në 21 janar, vjedhja e llahtarshme në Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë, privatizimi rrënues i ARMO, Albpetrol, 4 hidrocentrale, portit të Durrësit dhe kantiereve në të, rafinerisë së Cërrikut, privatizmi i OSSH dhe vendimet favorizuese për monopolin e krijuar etj.

Nuk amnistohen kurrë.

Unë e kuptoj se Berisha e Basha vonojnë e presojnë për pazar!

Por, pazar nuk ka.

Ta harrojnë.

Para drejtësisë cilido që ka shkelur ligjin.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...