Published On: 28 Gusht, 2017

Bosi shqiptar e kontrollonte trafikun e heroinës nga burgu, por policia i kap “korrierët”

  • Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e trafikut të heroinës, drogë e cila ishte në pronësi të një bosi me origjinë po ashtu shqiptare.

Media vendase shkruan se në pranga kanë rënë një 28 vjeçar i cili po e niste drogën përmes makinës pranë ishullit Mitilini.

Është arrestuar gjithashtu edhe kushëriri i tij, së bashku me një tjetër shqiptar të moshës 36 vjeçare. Këta të dy po prisnin 28 vjeçarin që t’u sillte 1 kg heroinë.

Sipas hetimeve të policisë, ai që “tërheq” fijet e trafikut është një 42 vjeçar me origjinë nga Shqipëria e cili ndodhet në burg në Greqi nën akuzën e trafikut të drogës. Media greke nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve për momentin./Gazeta Express

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...