Published On: 29 Prill, 2017

Bosch: Shqiptarët me 30 për qind, diskriminohen në Maqedoni, e serbët me 5 për qind kanë veto në Kosovë

Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë ka reaguar ndaj deklratave të Ivica Daçiqit i cili kishte akuzuar në njëfarë mënyre shqitparët për incidentet në Maqedoni

Bosch i njohur për reagimet e tij të ashpra edhe sa e ushtronte funksionin e ambasadorit në Kosovë, i ka krahasuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni me ato të serbëve në Kosovë.

“Ai (Daçiq) nuk duket se do të kujdeset edhe për 30% të popullsisë shqiptare në Maqedoni, të cilët nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike, dhe gjuha e tyre nuk është gjuhë zyrtare”, ka shkruar Bosch në facebook.

“Krahasoni këtë me situatën e serbëve në Kosovë. Me 5% të popullsisë gjuha e tyre është gjuhë e dytë zyrtare. Ata kanë veto për çështje të rëndësishme si për themelimin e ushtrisë, e ku prezentë janë urdhrat e Beogradit. Së fundi, madje disa deputetë serbë në Kosovë thonë hapur se kryeministri i tyre është Vuçiqi, dhe kryeqyteti Beogradi. Për çfarë lloj lotësh krokodili bëhet fjalë”, thotë Bosch.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq e kishte cilësuar problemin e Maqedonisë si problem në gjithë Ballkanin dhe jo vetëm në këtë shtet.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...