Published On: 27 Tetor, 2016

Bombë për rugovizmin. ‘Njeriu me kokën në Beograd, trupin në Prishtinë’, hyn me paratë në LDK

Image result for ramiz kelmendi hashim thaqi

  • Kur ishte me Hashim Thaçin

Image result for ramiz kelmendi ramush haradinaj

  • Kur ishte me Ramushin

A po besoni ende se Isa Mustafa po e udhëheq Kosovën jashtë direktivave të Beogradit? Ku janë ata patriot që nxjerrin shkulma nga goja, se Isa Mustafa po e ndiqte rrugën e Rugovës dhe se kritikët e tij ishin devijues të Rugovizmit. Një pjesë e tyrë u bën aq të pafytyrë, sa që ishin të gatshëm të bënin be e rrfe, se edhe toka duhej dhënë Malit të Zi, se Isa Mustafa e ka mirë, që nuk merr parasysh faktet për demarkacionin, sepse kufiri është aty ku e ka nënshkruar marrëveshjen Thaçi, dhe që Komisoni Meha e ka ravijëzuar po aty, pavarësisht se sa faktet janë shtrembëruar dhe fshehur.

Pra, në këët rrugë Isa Mustafa nuk është vetëm, por ka shumë shokë aleat, që po e qelbin Rugovizmin, dhe institucionalizmin e mirëfilltë brenda saj, për interesa nga më të ulëtat, sikurse në rastin jo vetëm të anëtarësimit, por edhe të bërjes zëvendëskryeministër të Ramiz Kelmendit, zhvatësit të votave për vite në llogari të AAK-së, pastaj të PDK-së, dhe tash këtë si duket e ka premtuar për LDK-në.

Madje për keqpërdorime të votave qe akuzuar vrazhdë nga Gazmend Muhaxheri kryetari aktual i Pejës dhe grupi i tij.

Në debatin e ashpër të para disa viteve kur ky konkurronte të zgjidhej kryestar i Odës Ekonomik të Kosovës, betejë që e humbi nga kryetari aktual i saj, Safet Gërxhaliu, i pat thënë në debat televiziv: Kokën e ke në Serbi (Beograd) e trupin në Kosovë”. Kjo pasi ai të gjithë biznesin thuaja e ka në Serbi, dhe është importuesi më i madh në Kosovë. Atëherë dreklaronte se 200 milionë euro në vit importonte nga atje.

Atëherë kush është kjo LDK, përpos që i dyshuar kryesor tash është Isa Mustafa se po punon për interesave të fqinjëve, për të garantuar interesat serbe, po e fut në qeveri, Ramiz Kelmendin, kuptohet me pajtimin e PDK-së, kupola e së cilës prej vitesh përfaqëson denjësisht interesat serbe, dhe minon ato shqiptare.

Kjo mënyrë e ngritjes në qeveri dhe në pozita në LDK, të njerëzve me të kaluar të dyshimtë, që punuan apo punojnë forcërisht për interesa serbe, tregon shkatërrimin e LDK-së institucionale shqiptare, dhe vrasjen e rugovizmit brenda saj, madje duke përndjekur njerëzit që frymojnë me këto vlera.

Nga turpi s;ka vdekur askush, as Isa Mustafës dhe klikës së tij nuk do ti ndodhë, rrethit që po betonizohet në kryesi me njerëz të Rrahman Morinës. SHQIPTARI.EU

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...