Published On: 21 Prill, 2017

“Bombat” të pranohen si dëshmi në gjykatë (VIDEO)

Interesat e ngushta partiake dhe interpretimet e ngushta juridike mund ta vulosin fatin e Prokurorisë Speciale. Profesorja universitare, Gordana Buzharoska konsideron se gjykatësit suprem nuk do t’ia përmbushin dëshirën kryetarit Jovo Vangellovski që bisedat e përgjuara të mos përdoren si prova në gjykatë, ndërsa Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Specialja në çdo moment mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për lëndën që e zhvillon dhe që e ka formuar Specialja dhe nuk e ka marrë nga Prokuroria e rregullt, nuk ekziston asnjë bazë që prokuroria e rregullt të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Këtë e pohoj me përgjegjësi dhe konsideroj se Gjykata Supreme do të jetë e ndërgjegjshme në mënyrë që të mos e shkatërrojë sistemin juridik – deklaroi profesorja universitare Gordana Buzharoska.

Profesori Jovan Jovçevski me porosi se përpjekja që të minohet Specialja është hap skandaloz i kryetarit të Supremes, Jovo Vangellovski.

Tani, Gjykata Supreme ku numri një është i komprometuar, respektivisht Jovo Vangellovski dorëzon kërkesë nëse duhet të ndahen provat e paligjshme. Ju lutem, kjo fare nuk është kontestuese 08:42 manipulimi i pushtetit ende është i fuqishëm – deklaroi profesori universitar Jovan Jovçevski.

Gjykatësja supreme dhe ish kryetarja e kësaj gjykate, Lidija Nedelkova përmes shembujve ilustroi se edhe ajo ka miratuar në seancë prova të paligjshme. Dispozitat e ligjit kanë lejuar përdorimin e tyre në raste të caktuara.

 Kemi qasje të ndryshme ndaj ligjit. Ligjdhënësi ka përfshirë më shumë situata, por nuk kemi mundur të parashikojmë se do të na ndodhë ngjarje kaq serioze me përgjimet të cilat gjykatësit i sollën në situatë që të vendosin nëse do t’i pranojnë provat ose jo – tha gjykatësja supreme Lidija Nedelkova.

Prokurori special, Gavrill Bubevski shpjegoi se për rastin “Spiun”, Gjykata e Apelit ka pranuar si provë përgjimet e paligjshme. Nga ana tjetër, Gjykata Penale për aktakuzën ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski për shuplakat e porositura në Qendër nuk i ka lejuar si prova bisedat nga bombat.

 Specialja dorëzoi kërkesë, procedura është sipas ankesës. Mendoj se ende nuk është dërguar deri tek palët, dy- tre muaj është në pritje. Në këtë rast, nuk e di si do të pozicionohet Apeli kur ka vendim të vetin lidhur me regjistrimet e ngjashme – deklaroi Gavrill Bubevski, PSP.

Debati me temë “paradigma e dëshmive të paligjshme dhe frytet e drurit të helmuar” vjen në kohën kur Supremja duhet të vendosë nëse do ta bllokojë Specialen në mënyrë plotësuese, përmes propozimeve të Jovo Vangellovskit i cili është kumbar i ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski./alsat-m

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...