Published On: 3 Gusht, 2017

‘Bomba’: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e lartë

  • E gjitha i ngjan punës për ndërtimin e një mozaiku gjigant. Konturet janë aty, duhen gjetur copëzat, deri në ato më të imëtat, që gjithçka të jetë e qartë.

Për Gentiana Sulën, të drejtojë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion i hapur mbi një mal dosjesh, me gjëra të njohura e të panjohura, të harruara apo të zhdukura, është kthyer në një sfidë të vërtetë personale dhe profesionale.

Një punë voluminoze që të përpin dita- ditës, në kërkim të faqeve të humbura të historive personale të njerëzve që kanë vuajtur gjatë viteve të diktaturës. Që janë shënjestruar, që janë ndjekur, përgjuar, arrestuar, dhe shumë herë dënuar e madje edhe pushkatuar.

Në një interviste per “Panorama” ajo thekson se deri sot bëhen 183 kërkesa nga individë apo familjarë që duan të dinë për fatin e tyre apo familjarëve të tyre.
“Funksioni tjetër që ne kemi është verifikimi i pastërtisë së figurave të larta, publike. Deri më sot janë “pastruar” rreth 621 figura publike”- thekson ajo.

Sipas saj, përgjatë zgjedhjeve të qershorit 2017, vetëm dy parti politike u ofruan për pastërtinë e kandidatëve të tyre. “Ka edhe institucione si Presidenca, Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Transportit, apo Avokati i Popullit, që për kandidatë në pozicione të larta, i janë drejtuar Autoritetit. Një informacion me rëndësi përbën edhe fakti që Akademia e Shkencave, në bazë të ligjit 45/2015, ka rregulluar statutin e vet dhe e ka futur në kriteret për akademikët e rinj pastërtinë e figurës sipas kuptimit të këtij ligji. Shohim njëlloj ndjeshmërie në rritje nga ana e institucioneve, edhe pse nuk jemi aty ku do të donim. Për t’u shënuar është fakti që funksionarë të lartë, përfshi deputetë, si dhe qytetarë të thjeshtë, kanë aplikuar për vetëlustrim”- thote ajo.

Pyetur nese nga këta të fundit kane gjetur emra të implikuar, ajo pergjigjet:
“Po! Ka pasur njerëz që shfaqen në dokumentet e ish-Sigurimit dhe ne kemi informuar institucionet sipas rastit. Gjithsesi, shpreh bindjen që vetë Ligji mund të ketë pasur një efekt parandalues ndaj përfshirjes në karrierë të lartë të personave që i prek ligji”- thote ajo per “Panorama”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...