Published On: 18 Maj, 2017

Bombardohet Florim Isufi me oferta politike

 

Derisa LDK-ja i dëbon ekspertët dhe deputetët e saj që mbrojtën tokën e Kosovës, të gjitha partitë e tjera po i kërkojnë me ngulm.

Por, më i kërkuari aktualisht është eksperti i pavarur, Prof.Dr. Florim Isufi.

Ditëve të fundit ai është bombarduar nga oferta prej katër partive politike, Vetëvendosjes, AAK-së, PDK-së dhe NISMA-s.

Ofertat kanë qenë nga më të ndryshmet, por që të gjitha ta fusnin sa më lart në listën për deputet, gjithsesi në 10-shën e parë, thotë për Gazetën Shqiptari.eu një burim i afërt me Isufin.

Oferta më joshëse ka qenë e Vetëvendosjes, e cila nuk ka pushuar ta kërkojë për ditë me radhë edhe sot, madje duke i dërguar në takime edhe udhëheqësit më të lartë të partisë, si Glauk Konjufcën, për ta bindur që ti bashkohet thjesht si ekspert i pavarur, pasi është njeriu kryesor që e zbuloi dhe argumentoi se Qeveria e Kosovës kishte lidhur marrëveshje të dyshimtë me Malin e Zi për demarkacionin, dhe se do të humbte, si doli nga matjet e dyfishta të territorit të Kosovës dhe të Malit të Zi, mbi 8.230 hektarë tokë.

E gjitha siç dëshmohet pasi Hashim Thaçi kishte bërë marrëveshje arbitrare me liderin malazez të kohës Millo Gjukanoviçin, dhe madje ishte refuzuar korrigjimi i gabimit të mundshëm apo zvogëlimi i atij gabimi.

Por, si duket profesori Isufi, nuk e ka ndërmend që ti bashkohet asnjë partie politike, por të mbetet mbështetës profesional dhe atdhetar i mbrojtjes së tokës së Kosovës. SHQIPTARI.eu

 

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...