Published On: 7 Nëntor, 2016

Boksierët shqiptarë fitojnë, vëllezërit Kraft dhe Safet e Musa Avdimetaj

 


Dy boksierët, vëllezërit nga Kosova të njohur me nofkën Toni Kraft dhe vëllai i tij i njohur me nofkën Jems Kraft, Safet dhe Musa Avdimetaj fituan meçet.

Së pari luftën e filloi James Kraft që njihet si më i rrezikshëm, i përgatitur –bombë, me shumë zemër luftoi dhe kundërshtarin e tij të quajtur Adil Rusidi nga Bosnja e nokautoi, duke e shtrirë për toke. Kundërshtari u dorëzua në rundin e dytë.

Pastaj filloi meçi i femrave ndërmjet Christine Hammer dhe kundërshtares nga USA Kali Reis. U zhvilluan 10 runda nga 2 minuta dhe e gjitha ishte për herën e parë të titullit të dy federatave të boksit WBC dhe WBO, se cila në këtë luftë fiton dhe do ja merrte titullin njëra-tjetrës, por përfundoi pas 10 rundave me fitoren e gjermanes Christina Hammer.

Meçi i radhës ishte ai i Avni Yilderim kundër kanadezit Schiller Hyppolite, e vlefshme për titullin ËBC Internacional që përfundoi me KO në të mirën e turkut.

Meçi i radhës dhe i fundit i kësaj gala sportive ishte Toni Kraft kundër Abdallah Paziwapazi nga Tanzania.

Tonit i duhej ta mbronte titullin WBC Junior me 10 runde. Ishte një luftë mjaft e matur dhe me shumë kujdes nga Toni, sepse kundërshtari kishte një kuotë mjaft të lartë të fitoreve, 14 luftëra dhe nga to 13 fitore i kishte me KO.

Toni Kraft e mbrojti titullin me shumë mundime. Përdori gjithë tekniken dhe fuqinë e tij dhe ia doli.

Halit Nezaj menexher mediatik në gjuhen shqipe.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...