Published On: 3 Nëntor, 2016

Blushi: Rama po i fryn nacionalizmit, modeli i tij qeverisës Erdogani

Ben Blushi ka marrë fjalën në parlament duke komentuar deklaratat e Ramës për Greqinë dhe një valë debati që ka shpërthyer në vend pas shembjes së disa ndertesave në Himarë. Blushi tha se Rama po i fryn nacionalizmit në mënyrë të panevojshme, duke provokuar kështu në një ballkan të trazuar.


Blushi në parlament:
Erdogani është një model frymëzimi për Edi Ramën. Ai përbuz të varfërit dhe u përkulet të pasurve. Edi Rama me politikën që po ndjek nuk do i dëmtojë dot interesat e Shqipërisë, duke u përqafuar me Serbinë dhe puthur me Turqinë apo duke sharë Greqinë. Ky është një nacionalizëm i panevojshëm, pasi Ballkani ka vatra që mund të ndizen kollaj. Ne kemi detyrimet të forcojmë pozitat e Shqipërisë dhe kjo bëhet vetëm duke qeverisur mirë vendin.

Nacionalistët e sotëm, në Shqipëri dhe Europë, mendojnë se popujt e tyre ka më shumë epërsi, kulturore, ekonomike, demografike fetare, etj. se gjithë popujt e tjerë, dhe kjo i bën ata të dëmshëm, pasi janë kundër hapjes, kundër kulturave të tjera. Në dekadën e fundit në Europë për fat të keq siç ndodh në 100 vjet, shfaqen këta. Kryesisht nacionalistët kanë një të përbashkët, kudo ku riprodhohen nuk kërkojnë më shumë barazi, drejtësi, harmoni, solidaritet, ata kërkojnë vetëm pushtet. Kanë edhe një cen të përbashkët, nuk dinë të qeverisin, ose qeverisin shumë keq. Dhe kur e kuptojnë këtë bëhen edhe më shumë nacionalistë seç kanë qenë. Nacionalistët nuk i shtyn përpara dashuria për vendin, por etja për pushtet. Kështu ndodhi edhe para 4 vitesh. Ju kujtoj 100-vjetorin e Pavarësisë, kur kryeministri që kishim u bë papritur nacionalist. Berisha nuk kishte në atë kohë një bilanc arritje, apo reformash. Ndaj lundroi në ujëra të turbullta nacionalizmash për pak kohë. Dhe kjo ishte dhe një arsye pse i humbi zgjedhjet. Dhe tani pas 4 vitesh po vërtitemi në të njëjtat ujëra.

Kryeministri i tanishëm nuk ka një bilanc pozitiv. Dhe tani ka hapur një debat të papranueshëm. Çfarë arsye kemi ne ta kemi këtë debat, në kushtet kur vendi ka shumë probleme me ekonominë, shëndetësinë, sigurinë, investimet, korrupsionin, etj. Duke qenë se ky debat është pjellë e plotë e shterpësisë për të mbledhur vota, aty ku vota nuk ka. Unë nuk besoj se Greqia shpreson për prishjen e ca shtëpive me apo pa leje. kjo nuk është çështje e Greqisë por e ligjit sovran shqiptar. Por Greqia ka të drejtë të mbrojë të drejtat e minoritetit të saj. Ama të drejtat e minoritarëve duhet të mbrohen nga legjislacioni shqiptar.

Unë nuk jam dakord që në raportet tona me shtetet e tjera të ketë dy standarde. Nëse është e vërtetë se Turqia për arsye të brendshme i kërkon Shqipërisë të mbyllë disa shkolla, apo nëse është e vërtetë se nacionalistë të shtirur shqiptarë e kanë pranuar këtë kërkesë, atëherë ajo tregon se ata po përpiqen të marrin ca vota. Këtë po përpiqet të bëjë edhe Rama sot. Rama i trajton shtetet siç trajton të pasurit e të varfrit e Shqipërisë. Kur je vend i varfër, ai të pickon, kur je i pasur të përulet, kur je vend i fuqishëm, si rasti i Turqisë je model frymëzimi për Ramën. Ky është modeli i tij, nënshtrim ndaj të pasurve, dhe përbuzje ndaj të varfërve. Kjo nuk është diplomaci, ky nuk është as nacionalizëm. Kjo është sëmundje.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...