Lajmi Levizes Poezi

Bjeshkët e veta e mallkuen: Çakorrin e bajsh n’qafë, si Krishti kryqin Nazaret

Mallkimit përtej

Çun Lajçi

Po e takuet n’Rrypin e Gazës

nji poet

tue knue Zhujin e Moknave

a tue vajtue n’Betlehem,

dijeni

se bjeshkët e veta e mallkuen:

Çakorrin e bajsh n’qafë,

i thanë,

si Krishti kryqin Nazaret.

Po e takuet n’Detin e vdekun

tue pi tamel me borë,

a n’dallgë deti tue ecë

ujin pa e prekë

dijeni,

se ai vërtetë ishte i mallkuem

me jetue rrugëve

e gjithë jetën me qenë poet.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *