Published On: 4 Gusht, 2017

Beteja më e famshme në det… Anijet shqiptare shkatërruan flotën osmane në Lepanto

Shkruan: Xherardo Nikjari

Beteja e 7 Tetorit 1571(Lepanto më 1571: Beteja më e madhe detare e Rilindjes) midis aleancës së krishterë kundër ushtrisë së sulltan Selimit të Dytë. Aleanca e krishterë përbëhëj nga: Shtetet papale, Spanja, Venediku, Malta dhe Austria.

Qartë dallohet shqiponja e zezë, simbol i flamurit kombëtar të shqiptarëve. Nga shqiptarët morën pjesë Petro Bua, Kristofos Kontokali, Gjeorgjio Kokkini, Antonio Kutuballi, Marin Syguri, etj. Këta shqiptarë bënin pjesë në flotën venedikase të drejtuar nga admiral Barbarigo.

Shumë shqiptarë në ushtrinë venedikase ishin me origjinë arbëreshe dhe reputacioni i tyre ushtarak ishte i konsiderushëm. Disa dekada më parë një nga këta shqiptarë, Mërkur Bua kishte drejtuar si komandant ushtrinë e Venedikut në shumë beteja evropiane.

Për fatin e keq histografia greke na i paraqesin si grek këta kapedan arbër, por në të vërtetë e gjithë bota shkruan se ishin shqiptar.

Petro Bua (pinjoll i familjes Bua) është i treti që mban këtë emër të trashëguar. 

Kësaj beteje poeti arbëror Manoli Blesi shkruan një poemë më 1571 në gjuhën italiane me mbi 41 strofa, por deri më sot nuk është gjetur e tëra, përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.

O të varfër Luftëtarë…

si do t’ia bëjmë nga këtu dhe mot

të shkojmë me këmbë gjer në Qipro

të luftojmë tok

O të varfër Luftëtarë

4

Ku është tani Kelmendi madhështor

Kapedan i Ushtrisë

dhe ai i Gërbeshi burrëror

që i bëri turqit me u dridhë

bashkë me Gjinin e Frasqisë

Mbushur shpirt e fshehtësi…

5

Ku është Shtini dhe Kanaqi,

Meksi, Lopësi dhe Barbati

me Andruço mustaqelliun,

Petro Bua dhe Stamatë

që së bashku porsi Maçok

shkonin të gjithë në grackë;

O të varfër Luftëtarë…

41

Dhe hymë në dimër

do të rikthehemi në verë

me këtë shoqëri kaq të mirë

të Kalorësve dhe të Qitësve

trima dhe luftëtarë të zotë

siç bënin dhe me të vjetrit tanë

O të varfër Luftëtarë…..

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...